HomeSport

Kampioni i botës rrëfen se refuzimi që i bëri Barcelonës ishte vendimi i tij më i vështirë

Kampioni i botës rrëfen se refuzimi që i bëri Barcelonës ishte vendimi i tij më i vështirë

Antoine Griezmann premton të udhëheqë Atletico Madrid në luftën për titullin kampion pasi ka bërë vendimin më të vështirë të karrierës duke refuzuar Barcelona-n.

Francezi u përfol për një transferim 100 mln euro në Camp Nou por lajmëroi qëndrimin e tij në kryeqytet gjatë një dokumentari.

“Siç e kam thënë edhe më parë, më treguan dashuri,” shprehet ai për Telefoot. “Të gjithë donin të dinin se çfarë do të bëja. Ishte vendimi më i vështirë i karrierës time.

“Zgjova gruan në orën 3 të mëngjesit për të folur rreth kësaj çështjeje.”

Tani Griezmann premton se do të mundohet të bëjë më mirë se vitin e kaluar, megjithëse fitoi Europa League.

“Do të mundohemi të jemi më mirë në Champions League pasi vitin e kaluar nuk shkuam as në fazën e nokautit.

“Një pjesë e madhe e fajit ishte e imja pasi nuk kisha mentalitetin e duhur. Në kampionat, do të mundohemi të konkurrojmë Real dhe Barça-n.”