HomeAktualitetBota

Kancelari austriak takim zyrtar me Putin, zbardhet arsyeja e vizitës

Kancelari austriak takim zyrtar me Putin, zbardhet arsyeja e vizitës

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, ka thënë një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Ai po shkon atje, pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky” për të inkurajuar dialogun, tha një zëdhënës i Nehammer.

Kjo pason vizitën e Nehammer në Kiev të shtunën për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.