HomeAktualitetDebat

Kandidati i Bashës refuzon ofertën, nuk pranon kandidimin: S’jam anëtar partie, nuk jam gati si kandidat për deputet

Kandidati i Bashës refuzon ofertën, nuk pranon kandidimin: S’jam anëtar partie, nuk jam gati si kandidat për deputet

Gazetari dhe analisti Vehap Kola, ka refuzuar mbrëmjen e sotme publikisht kryetarin e Republikës së Re Lulzim Bashën.

Kola tha se PD i ka propozuar të bëhet kandidat për deputet, por theksoi se nuk do ta pranojë këtë ofertë.

Kandidati i Bashës deklaroi ne media se nuk beson se është gati të bëhet deputet dhe nuk e ka këtë si qëllim.

“Nuk kam hyrë në asnjë parti. Nuk jam anëtar i ndonjë partie. Më ka propozuar anëtarësia e PD. Jam akoma kandidat për kandidat. Nuk do ta vazhdoj garën pasi nuk kam qëllim të bëhem deputet.

E kam marrë vendimin, nuk do ta vazhdoj këtë garë. Nuk besoj se kam një begraund të mjaftueshëm për të hyrë në politikën aktive, pasi kam qenë më shumë kritik i politikës. Nuk besoj se jam gati”, u shpreh ai

Ndërkohë, kujtojmë se Vehap Kola nuk është i vetmi kandidat i propozuar nga Basha që ka refuzuar ofertën e këtij të fundit, pasi më parë kreun e PD e ka refuzuar edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe disa emra të njohur të politikës