HomeAktualitetDebat

Kandidati për në Reç Ilir Meta i tmerruar nga amerikanët dhe drejtësia e re: Shpërthen në sulme ndaj reformës! Qytetarët i plasin skandalet

Kandidati për në Reç Ilir Meta i tmerruar nga amerikanët dhe drejtësia e re: Shpërthen në sulme ndaj reformës! Qytetarët i plasin skandalet

Ilir Meta e ka treguar hapur sot se është në panik nga reforma në drejtësi dhe marrja e saj në dorë nga amerikanët. Sot Meta ka sulmuar reformën, duke shkruar se nëse ajo vijon të jetë e kapur kush do e luftojë korrupsionin.

“Nëse kapet Reforma në Drejtësi, siç është kapur, kush do ta luftojë korrupsionin? Si do të luftohet korrupsioni?

Mjafton të shikoni vetëm aferën e inceneratorëve, 430 milion euro të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe do të kuptoni se çfarë grupi i strukturuar kriminal e qeverisë këtë vend.

Natyrisht hetimet nuk mund të ecin dhe të shkojnë atje ku është burimi i problemit, në selinë e Këshillit të Ministrave”, shkruan Meta.

Por qytetarët e kanë ‘masakruar’ duke i kujtuar bllokun dhe skandalet e Presidentit.