HomeAktualitet

“Kaos” në rrjet, Facebook nuk funksionon për disa orë

“Kaos” në rrjet, Facebook nuk funksionon për disa orë

Facebook nuk po funksionon në të gjithë botën. Përdoruesit e rrjetit gjigand janë ankuar se nuk arrijnë të dërgojnë mesazhe, të shkruajnë komente apo të shpërndajnë postime.

Problem ka prekur Shtetet e Bashkuara, Perunë, Kolumbinë, Meksikën, disa vende të Europës, si dhe Shqipërinë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Instagram. Është e paqartë se cfarë e ka shkaktuar këtë “kaos” në rrjet. Fanatikët e rrjeteve sociale janë ankuar në Twitter se nuk arrijnë të hapin llogaritë e tyre personale dhe kërkojnë një shpjegim. Në orët e vona pas mesnate me orën e Grenuiçit gjithëçka u normalizua.