HomeAktualitet

Kaos në rrugët e Tiranës, semaforët kthehen në makth për qytetarët e shoferët, trafiku bllokon të gjitha lëvizjet (Video)

Kaos në rrugët e Tiranës, semaforët kthehen në makth për qytetarët e shoferët, trafiku bllokon të gjitha lëvizjet (Video)

Një situatë kaotike është krijuar mëngjesin e sotëm në rrugët e Tiranës, për shkak të trafikut të rënduar.

Shkak për bllokimin e qarkullimit të mjeteve është bërë mosfunksionimi i semaforëve. Mësohet se shumë prej semaforëve në kryeqytet qëndrojnë jeshil, duke u kthyer në makth për shoferët dhe qytetarët, të cilëve ju duhet të shkojnë në punë.

Duke marrë shkak nga kaosi i krijuar, policia Rrugore ka zbarkuar në terren, ndërsa monitoron trafikun.

Mësohet se semaforët kanë përplasje në kohë. Për më tepër shihni videon që publikon ‘BW’, ku duket edhe trafiku i rënduar në një nga akset në kryeqytet.