HomeAktualitetKryesore

Kapja e Balilit, reagon SHBA: Përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar, përparim drejt hapjes së bisedimeve me BE

Kapja e Balilit, reagon SHBA: Përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar, përparim drejt hapjes së bisedimeve me BE

Ambasada amerikane ka reaguar pas arrestimit të Klement Balilit.

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili.

Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.

Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar.

#KushEKaRradhën “, nënvizon ambasada.