HomeAktualitetDosja X

‘Kasapët’ Saida Dollani e Dhimitër Lara ndryshojnë pozicionin nga lart-poshtë në poshtë-lart

‘Kasapët’ Saida Dollani e Dhimitër Lara ndryshojnë pozicionin nga lart-poshtë në poshtë-lart

‘Kasapët’ e Gjykatës së Posaçme të Apelit Saida Dollani dhe Dhimitër Lara kanë ndryshuar sot pozicionet. Lara është ngjitur lart pasi është zgjedhur sot zëvendëskryetar i Gjykatës së Posaçme të Apelit, post të cilin e mbante Saida Dollani, e cila tashmë ka zbritur gjyqtare e thjeshtë siç ishte Lara para se të merrte postin që mbante Dollani.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e mbajtur nën drejtimin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës znj. Saida Dollani, sot më datë 23.12.2025 zgjodhi Zëvendëskryetarin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, z. Dhimitër Lara. Gjyqtari Dhimitër Lara, merr detyrën në përfundim të mandatit të Zëvendëskryetarit znj. Saida Dollani, e cila ushtroi detyrën e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kompetencat e Kryetarit nga data 23.12.2022 deri më datë 23.12.2025“, thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO.

Përse duhet të nisë hetim ndaj çiftit Dhimitër Lara dhe Saida Dollani?

endimi i fundit i Apelit të GJKKO-së për ish prokurorin Aurel Zarka, i firmosur nga gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, ka përforcuar edhe më tej bindjen se kjo gjykatë është kthyer në ikuizitore ndaj të pandehurve, duke rënduar pozitat e tyre në shkelje flagrante të ligjit.

Mjafton të shohësh vendimin e këtyre dy gjyqtarëve dhe e kupton që injoranca e tyre ka tejkaluar dhe ligësinë që kanë në shpirt.

Sipas çiftit Lara dhe Dollani, fillimisht ka gabuar Prokurori i Posaçëm, më pas gjyqtari i seancës paraprake dhe në fund kolegji i gjykatës së themelit të këtij procedimi, pasi Aurel Zarka duhet të ishte kthyer në kreun e grupit të strukturuar kriminal.

Ky vendim që kalon cdo absurditet dhe mbi të gjiha çifti erotiko skandaloz ka shkelur ligjin me të dy këmbët, çka duhet t’i hapë rrugën një hetimi penal ndaj tyre. Prej disa kohësh ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është ndër të paktët zëra kritikë që kanë ngritur zërin për paligjshmëritë e SPAK dhe GJKKO.

Manjani sjell rastin konkret të shtetasit Aurel Zarka, i cili kishte ushtruar të drejtën e tij ligjore për të apeluar vendimin e shkallës së parë, por në mënyrë të paprecedentë u përball me një vendim më të rëndë nga Apeli, pavarësisht se prokuroria nuk kishte ushtruar apel për ashpërsim dënimi.

Sipas Manjanit, ky veprim bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 425 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon qartë se gjykata e apelit mund të përkeqësojë pozitën e të pandehurit vetëm nëse apelues është prokuroria. Rasti Zarka, sipas tij, përfaqëson shembullin më flagrant të shkeljes së këtij parimi elementar, duke e cilësuar trupin gjykues si sjellje “anti-ligj dhe anti-njeri”, ndërsa vendimin si të pashembullt në praktikën demokratike të një procesi të rregullt ligjor.

Në këtë kontekst, analiza e Manjanit ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si Dhimitër Lara dhe Saida Dollani kanë interpretuar kompetencat e tyre, duke krijuar perceptimin se Apeli i GJKKO-së jo vetëm që ka tejkaluar kufijtë e ligjit procedural, por ka vendosur një precedent të rrezikshëm që e kthen të drejtën e ankimit në një rrezik për të pandehurit. Për Manjanin, fakti që një qytetar, si Aurel Zarka, i cili ka përdorur një të drejtë kushtetuese, del më keq pas apelimit, është tregues i asaj që ai e quan “persekutim procedural”, ku gjykata shfaqet jo si garantuese e drejtësisë, por si instrument ndëshkues.

Kasapët e Apelit të GJKKO jo vetëm që kanë rënduar të gjitha pozitat e të pandehurëve, por janë kthyer në një shkallë të gjyqësorit ngjashëm me atë të regjimit komunist.

Si mundet të përdorësh termin dhe nenin e Kodit Penal për grup të strukturuar kriminal, për njerëz që janë të shkolluar, të arsimuar, me poste publike. Me këtë mënyrë, çifti Lara-Dollani, i fut në një kategori Zarkën me Çopajt, me Troplinët dhe Shullazin. Ky është krimi më i rëndë gjyqësor, dhe nëse gjumashi i ILD nuk reagon, një ditë të gjithëve do tu vij radha, përfshirë dhe Artur Metanit.