HomeBota

Katastrofë në Kaliforni! Shkon në 44 bilanci i viktimave nga zjarret

Katastrofë në Kaliforni! Shkon në 44 bilanci i viktimave nga zjarret

44 persona kanë humbur jetën dhe rreth 200 të tjerë konsiderohen të zhdukur, si pasojë e zjarreve shkatërruese në Kaliforni, raporton Sky News.

”Ky është numri më i madh i viktimave në historinë e Kalifornisë, që është shkaktuar nga zjarret”, thanë sot autoritetet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme për këtë fatkeqësi.

Trump tha se kishte miratuar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pas zjarreve vdekjeprurëse që goditën të dy skajet e shtetit.