HomeAktualitetKryesore

“Kaubojsi” kandidat bën ofertën e çmendur: 50 mijë euro për atë që më sjell provat se Pjerin Ndreu blen vota

“Kaubojsi” kandidat bën ofertën e çmendur: 50 mijë euro për atë që më sjell provat se Pjerin Ndreu blen vota

Pak para zgjedhjeve të 30 qershorit kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës Eduard Ndocaj, me anë të një video në Facebook fton të gjithë qytetarët lezhjanë të denoncojnë blerjen e votave nga kandidati i afirmuar tashmë i PS-së, Pjerin Ndreu.

Madje ai shkon edhe më tej duke u thënë qytetarëve se do t’ju jap nga 5 mijë Euro në këmbim të çdo videoje ku shfaqet Ndreu duke blerë vota.

Ndërsa për çdo video ku ‘kapet mat’ kandidati i Rilindjes duke bërë pazare për votat, ai premton se do t’i paguajë me 50 mijë euro.