HomeAktualitet

“Ke 5 vjet që nuk bën 1 km rrugë”, Rama i kthehet qytetarit: E vjetër shumë kjo përrallë

“Ke 5 vjet që nuk bën 1 km rrugë”, Rama i kthehet qytetarit: E vjetër shumë kjo përrallë

Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit në Facebook për një ditë të mbarë me pamje nga projekti i unazës lindore të Fierit, ndërsa thotë se në vjeshtë do të nisin punimet për Bypass-in e Fierit që do të çlirojë trafikun e automjeteve drejt jugut për sezonin e ardhshëm veror.

Pas postimit të pamjeve në rrjetin e tij social Facebook, nuk kanë munguar edhe replikat nga qytetarët, ku një nga komentuesit i shkruan se nuk ka bërë as 1 km rrugë.

Komentet

Qytetari: Ke 5 vjet qe nuk ben 1 km rruge. Do zoti Bajrami te ka mbush mendjen me bo ndonje km sa per te prish syrin e keq.

Rama:  E vjeter shume kjo perralle. Kemi bere me shume kilometra se sa qeveria paraardhese, e cila beri shume me shume tendera po i la te gjitha rruget rrugeve– Po ti mos u merzit hiç, se jane edhe per ty punet qe bejme