HomeAktualitetKryesore

KED hedh hapin e rëndësishëm për Gjykatën Kushtetuese, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

KED hedh hapin e rëndësishëm për Gjykatën Kushtetuese, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka dërguar dy kandidatura në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

KED ka vlerësuar 2 nga tre kandidaturat për vakancat në Gjykatën Kushtetuese, duke dërguar në Presidencë emrin e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos.

Njoftimi i plotë i KED

Ditën e martë datë 22.12.2020, ora 14:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e pkandidaturës së kandidatëve të lejuar:

-Altin Binaj.

-Aleksandër Toma.

-Përparim Kalo.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë:

-Aleksandër Toma.

-Përparim Kalo.