HomeAktualitetDebat

“Kemi ngritur struktura për përleshje fizike”, juristi Romeo Kara: Prokuroria të reagojë menjëherë

“Kemi ngritur struktura për përleshje fizike”, juristi Romeo Kara: Prokuroria të reagojë menjëherë

Drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj zbuloi sot strategjinë që Partia Demokratike po përgatit për mbrojtjen e votuesve ditë e zgjedhjeve.

Ai tha se po përgatiten për më të keqen, madje edhe për mbrojtjen fizike të votuesve e komisionerëve. Pas kësaj deklarate të Rushajt ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo Kara shkruan se çunat problematikë të partisë qenka organizuar dhe kanë marrë përsipër atributet e strukturave ligjore të rendit dhe sigurisë.

“Pra, militantet, cunat problematike të partise, qenkan organizuar me synimin për të marre persiper atributet e strukturave ligjore të rendit dhe sigurise.

Prokuroria duhet të reagoje kryesisht ndaj kesaj deklarate dhe ketij deklaruesi me merita të vecanta në aferen CEZ.

Ky eshte stafi i Bashes i marre hua nga Saliu.”, shkruan Romeo Kara.