HomeMetro

Këngëtari Artan Kola i Big Brother “më pranë” fitores! Bëhet një konkurrent i vetëm me Luiz Ejllin! Kalkulime dhe revolta, si reaguan banorët me ardhjen e tij

Këngëtari Artan Kola i Big Brother “më pranë” fitores! Bëhet një konkurrent i vetëm me Luiz Ejllin! Kalkulime dhe revolta, si reaguan banorët me ardhjen e tij

sh-fituesi i edicionit të 2-të të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli është “rikthyer” në lojë. Më saktë, kështu i është thënë banorëve brenda shtëpisë, madje ai do të jetë një banor i vetëm me Artan Kolën.

Për ta bërë më të besueshme, Artani hapi kutinë e Pandorës dhe dhurata ishte bashkimi në lojë me Luiz Ejllin. Ndërkohë si “avantazh” nga kutia e Pandorës, Artani bëri një konkurrent të vetëm Brikenën dhe Mirin.

Ejlli që në hyrje filloi ngacmimet me banorët, ndërsa më i revoltuari nga të gjithë banorët ishte Rogerti, i cili e konsideroi si “tradhti” nga ana e Artanit të gjithë ndodhinë. Ndërkohë Kristi dukej sikur filloi të bënte kalkulimet e tij, i shqetësuar për vijimin e lojës.

Luiz Ejlli do të qëndrojë vetëm disa ditë brenda shtëpisë. Ai dhe Artani janë në nominim me çiftin Miri dhe Brikena, njëri prej të cilëve do të “lërë shtëpinë” në martën. E gjitha në kuadër të një loje për banorët aktualë.