HomeAktualitet

Këngëtari i njohur i nxjerr “të palarat” Ermalit: Filloi të qante, sa u zura me të dashurën për fajin tënd

Këngëtari i njohur i nxjerr “të palarat” Ermalit: Filloi të qante, sa u zura me të dashurën për fajin tënd

Daljen e parë në skenë, Ermal Mamaqi e ka pasur në vitin 1996 kur ishte nxënës i Liceut, në Pallatin e Kongreseve me grupin Ritfolk.

Ermali u shpreh sot se ka qenë një nga eksperiencat më të bukura për të dhe zbuloi një foto nga ajo kohë ku shfaqet me korin e Liceut.

Altin Goci tregoi se atë natë grupi Ritfolk nuk arritën të shkonin në finale dhe Ermali me korin nisën të qanin.

Altini dhe anëtarët e grupit e kishin nën përgjegjësi korin dhe Altini madje u zi me të dashurën pasi u vonua në takim.

“Ne nuk na futën në natën finale dhe hajde të mbaje gjithë korin e Liceut që filluan të qanin. Zëri i parë që udhëhiqte ishte Ermali.

Atë ditë që filluat të qanit, u ziva me të dashurën sepse u vonova, të mbaja kalamajtë apo të ikja në orar”, tregoi Altini.