HomeLifestyle

Këngëtari i njohur shqiptar që dhuroi 100 mijë euro për termetin dhe jo “këngtaruci” : Turp i Zotit të ankohemi ne për lekë dhe që s’kemi punë, kur ka plot të varfër që vuajnë për bukë

Këngëtari i njohur shqiptar që dhuroi 100 mijë euro për termetin dhe jo “këngtaruci” : Turp i Zotit të ankohemi ne për lekë dhe që s’kemi punë, kur ka plot të varfër që vuajnë për bukë

Ermal Fejzullahu është përfshirë në debatin që ka shpërthyer këto ditët e fundit pas ndalimit të muzikës nga qeveria.

Pati reagime të shumta nga ana e mjaft këngëtarëve që ankohen se kështu, po mbeten pa punë.

Por në një intervistë, Ermali tha se gjendja e tyre nuk është kaq e keqe, sidomos po te mendosh njerezit e varfer.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë.

Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata.

Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, është shprehur ai.

Ermali njihet për natyrën e tij bamirësisë, dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, dha 100 mijë euro për familjet e prekura.