HomeMetro

Këngëtari mirditor surprizohet nga Luiz Ejlli pas vargjeve që ‘i thuri’ kur ishte në BBV (Video)

Këngëtari mirditor surprizohet nga Luiz Ejlli pas vargjeve që ‘i thuri’ kur ishte në BBV (Video)

Gjovalin Filopati, këngëtar dhe artist i njohur nga Mirdita është surprizuar me një video mesazh nga këngëtari dhe fituesi i BBV-së Luiz Ejlli.

Ashtu siç ka bërë me ndjekësit e tij dhe personat e tjerë që e kanë mbështetur gjatë “BB VIP”, Luizi ka telefonuar dhe Gjovalin Filopatin për ta falënderuar.

Në videon e shpërndarë nga familjarët e këngëtarit mirditor, sot në pension, të dy shfaqen duke biseduar përmes video-telefonatës.

‘Jam në pension, kam punuar 40 vjet, jam marrë me artin, pothuajse ashtu siç je marrë ti. Jam këngëtari i parë i grupit të Mirditës.’- u shpreh ai.