HomeAktualitet

Këngëtari shqiptar i prekur nga ngjarja e rëndë e mikeshës së tij gjermane dhe ish e dashura e futbollistit të njohur: Tregon shkakun

Këngëtari shqiptar i prekur nga ngjarja e rëndë e mikeshës së tij gjermane dhe ish e dashura e futbollistit të njohur: Tregon shkakun

Kasia Lenhardt, modelja e njohur gjermane, ka kryer vetëvrasje. 25-vjeçarja, e cila njihet ndër të tjera për lidhjen me futbollistin e Bayern, Jerome Boeateng, është gjetur pa jetë në apartamentin e saj në Berlin.

Ndërsa fansat e saj kanë nisur të shkruajnë mesazhe ngushëllimi në rrjetet e saj sociale, një dedikim të ndjerë për të ka bërë edhe këngëtari shqiptar Ardian Bujupi. Bashkangjitur një fotoje ku Ardiani është bashkë me Kasia-n ai ka shkruar:

”Nuk mund ta besoj, por më duhet ta përballoj! Kasia ka ndërruar jetë duke kryer vetëvrasje, ndërsa kemi qenë duke folur këto ditë për projektin e ri që donim të bënim bashkë.

Ajo ishte plot me energji dhe vetëbesim. Kjo ka ndodhur nga njerëzit që të gjykojnë dhe bullizojnë në çdo moment. Diçka duhet të ndryshojë! Vdekja e saj duhet të jetë një mësim për të gjithë, si vdekja e Princeshë Dianas!! Pusho në paqe ëngjëll!”.