HomeAktualitet

Kërcënon Paloku: “Ky ishte akti i fundit paqësor”! I’u kemi thënë edhe ndërkombëtarëve…

Kërcënon Paloku: “Ky ishte akti i fundit paqësor”! I’u kemi thënë edhe ndërkombëtarëve…

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka, ka thënë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ se vendi po shkon drejt përplasjes dhe destabilitetit.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, Paloka ka thënë se Policia nuk përdori gaz lotsjellës por helm ndaj protestuesve.

Fevziu: Mendoni që situata mund të shkojë drejt përplasjes?

Paloka: Mendoj se është e qartë për të gjithë. Me komunikimet që kam pasur me ndërkombëtarët, i kemi bërë të qartë se edhe me Ramën s’do të ketë më stabilitet. Gjithë gazetarët e panë sot se ishte gjendje lufte, jo për fajin tonë, ishte policia

Fevziu: Ishin protestuesit që tentuan të shtynin policinë

Paloka: Policia ka një plan masash. Edhe në protestën e 16 shkurtit hapën kordonin. Sot me një fërkim me protestuesit, nuk hodhën gaz, por hodhën helm. Ai nuk ishte gaz normal lotsjellës, ishte helm

Fevziu: Ku do shkoni Paloka?

Paloka:Nuk ka asgjë të mirë për ne, as për qytetarët

Fevziu: Rrezikon të ketë përplasje dhe destabilitet?

Paloka: Aty po shkon

Fevziu: Dhe jeni të gatshëm?

Paloka:Ne na futën në cep. Jemi në gjendje luftë për mbijetesë. Nuk kemi ku shkojmë tjetër, akti i fundit politik është marrë nga opozita. Ky ishte akti i fundit paqësor i opozitës. Ai akt që duket më ekstremi, është akti më i fundit paqësor.