HomeAktualitetDiaspora

Kërcënuan prokurorin: Ndalohet deputeti i “Nismës” Milaim Zeka dhe i AAK Shkumbin Demaliaj

Kërcënuan prokurorin: Ndalohet deputeti i “Nismës” Milaim Zeka  dhe i AAK  Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka është ndaluar nga autoritetet dhe i është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh, për shkak të – siç thuhet, – “kërcënimit ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës, Afrim Shefkiu”.

I njëjti ligjvënës u prangos një vit më parë, nën dyshimin e veprës penale të “pjesëmarrjes në krim të organizuar dhe mospagim taksash”.

Duke e komentuar punën e prokurorit që merret me çështjen kundër tij, Zeka tha për mediet lokale gjatë kësaj jave se “do ta ndjekë këtë prokuror me gjyq, me Kanun e madje edhe privatisht”.

“Nuk ia fal poshtërimin, – u shpreh ai, – se njerëzit thonë për mua tani ‘ky mashtruesi i vizave’”.

Sipas Prokurorisë, Zeka ndiqet për “përfshirje në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”.

Një ditë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet e tij ndaj prokurorit Afrim Shefkiu.

Gjthashtu “Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është ndaluar për shkal të veprës penale të kanosjes për 48 orë”  deputeti i Kuvendit të Kosovës Shkumbin Demaliaj sepse kishte bërë reagime të ashpra ndaj Elez Blakajt duke e quajtur “bir kudre dhe idiot”. Deputeti i AAK-së ka thënë se nëse Blakaj nuk ndiqet nga shteti i Kosovës, këtë do ta bëjë ai dhe familja e tij. “Ai është një idiot, një bir kudre, unë do ta ndjek privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bën asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, tha Demaliaj në një paraqitje në televizionin publik.