Shorti i vitit 2022 kishte caktuar gjyqtarin Sokol Binaj si relator për këtë çështje, por mësohet se në dhjetor të vitit të kaluar ai dha dorëheqjen.
Arsyetimi i tij ishte se kishte shqyrtuar më parë kërkesa gjyqësore të Tahirit në ish-Apelin e Krimeve të Rënda. Në vend të tij, relator u emërua gjyqtari i sapo emëruar Genti Shala.
Sajmir Tahiri dhe drejtori Çela ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke mos u pajtuar me dënimin. Këtë gjë kanë bërë edhe sharlatanët e SPAK duke shkelur kodin penal dhe Kushtetutën, duke e dënuar dy herë për të njëjtën vepër penale, duke e dërguar në burg, kur kishte nje vendim të formës së prerë nga Apeli i Krimeve të Rënda për 3.4 vjet shërbim prove, duke marrë përsipër atributet e Gjykatës së Lartë… që nuk i ka dhe ishte po i njejti gjykatës që dërgoi në burg Veliajn, Enegert Pëllumbi.
Ndërkohë, ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte dënuar Tahirin,p ër shpërdorim detyre me 5 vite burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 3.4 vite. Më pas në Apeli, dënimi u pezullua dhe iu vendos periudhë prove.
Ky vendim u ankua nga të dyja palët, dhe Apeli i GJKKO-së e prishi pezullimin, duke konfirmuar 3.4 vite burg gjë që nuk e kishte në kompetencat e tij prishja e një vendimi të një gjykate tjetër me status të njejtë
Në Gjykatën e Lartë, përveç relatorit Gent Shala, pritet të caktohet data e seancës dhe të emërohen dy anëtarë të tjerë të trupës gjyqësore, për të shqyrtuar ankimimin e Tahirit i cili kërkon shpalljen e pafajësisë dhe rekursin e SPAK.

