HomeKronike

Kërkohej si pjesë e bandës së trafikut të drogës, në pranga 40-vjeçari shqiptar

Kërkohej si pjesë e bandës së trafikut të drogës, në pranga 40-vjeçari shqiptar

Në vijim te nje operacioni te perbashket mes policise italiane dhe asaj shqiptare ne luften kunder droges u arrestua nje tjeter shqiptar.

Policia e Shtetit ben me dije se në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”.

I arrestuari është shtetasi shqiptar Nikolla SH. 40 vjeç. Në kuadër të aksionit të përbashkët policor, dy ditë më parë u bë e mundur arrestimi i 11 personave, 3 prej të cilëve në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri.