HomeAktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”: Berishës i “fiket” edhe llampa e fundit nga Gjykata e Lartë

Kërkoi ndryshimin e masës “arrest në shtëpi”: Berishës i “fiket” edhe llampa e fundit nga Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Prej 3 muaj në arrest shtëpie, Berisha kërkoi lirinë në Gjykatën e Lartë, por edhe kjo përpjekje e tij u rrëzua.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi në tërësi dhe në themel të gjitha shkaqet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 15 datë 25.01.2024, të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Berisha është në hetim për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, gjatë kohës kur ai ishte kryeministër.

Ai dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrin në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, përmes nxjerrjes së akteve nënligjore gjatë kohës që qeveriste.