HomeAktualitetDiaspora

Kërkoi veçimin nga Shqipëria, Rama ka një përgjigje speciale për presidentin maqedonas

Kërkoi veçimin nga Shqipëria, Rama ka një përgjigje speciale për presidentin maqedonas

Me kërkesën e presidentit të saj, Maqedonia u shpreh zyrtarisht se kërkonte veçimin nga Shqipëria në shqyrtimin për hapjen e negociatave në Bruksel.

Presidenti Pendarovski shprehej se Shqipëria mund të bëhej pengesë për hapjen e negociatave.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar kryeministri Rama, ku këtë kërkesë të Presidentit të vendit fqinj e konsideron si të çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratik të vendit fqinj.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë & shqiptarëve në zhvillimet demokratike & rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama.