HomeAktualitetDebat

Kërkon falje “trimi” Xhelal Mziu! Deklarata që duhet ta çonte pas hekurave mëzin e Bashës: “Mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”

Kërkon falje “trimi” Xhelal Mziu! Deklarata që duhet ta çonte pas hekurave mëzin e Bashës: “Mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”

Xhelal Mziu ka reaguar me pendesë pas deklaratës së fortë që bëri në përmbylljen e fushatës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit merr vendimin për gjyqtarin e njohur
Zgjedhje, tone të ashpra dhe vrasje elektorale/ Pas shpërthimit të Presidentit, ambasadorët zbarkojnë në zyrën e Ilir Metës, zbardhet çfrarë pritet
“Zgjedhje në një vit jubile”/ Finalja e një fushate zgjedhore të pazakontë në Shqipëri ku u shoqërua me tensione, vrasje dhe plagosje! Analiza e DW: Kthesë apo kontuinitet?
Mziu nga Maqellara bëri të ditur se janë ngritur grupet e gatshme të mbrojtjes së votës dhe se kushdo që do tentojë sipas tij të blejë votën do ta pësonte si “ai në Elbasan”, duke iu referuar konfliktit që degjeneroi në vrasjen e përkrahësit të PS-së, Pjerin Xhuvani.

“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu do të deklaronte para qytetarëve Mziu.

Por në reagimin e tij pasi deklarata e tij shkaktoi komente të shumta në internet, Mziu thotë se “jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”.

“Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!”, thekson Mziu në reagimin e tij.

DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU

Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.

Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!

Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.