HomeAktualitetDebat

Kërkon ndihmë kundër Ramës?! Meta i shkon për vizitë në shtëpi “mallkuesit” të famshëm korçar

Kërkon ndihmë kundër Ramës?! Meta i shkon për vizitë në shtëpi “mallkuesit” të famshëm korçar

Ilir Meta, gjatë vizitës së tij të sotme në Korçë, me rastin e 7 Marsit ka surprizuar edhe “korçarin më të famshëm” në rrjetet sociale, Ilir Vrenozin.

Vrenozi shquhet per mallkimet e forta te tij, sidomos kunder Edi Rames!

Kreu i shtetit ishte për një vizitë në familjen Vrenozi, çaste nga të cilat i ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë Ilir Vrenozi.

Ndërsa krahas fotos, Vrenozi i ka dedikuar presidentit edhe disa vargje.

Poezia e Vrenozit për presidentin:

Kjo është thjeshtësi,

S’di ta them më mirë,

Vlerë për një njeri,

Që zemrën ka të tillë.

Shkele këtë prag,

Për mua je fisnik,

Mirënjohjen e ke hak,

Një mik përmbi mik