HomeAktualitet

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për ndërtimin e godinës së re të “Teatrit”

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për ndërtimin e godinës së re të “Teatrit”

Është miratuar projektligji për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Pak orë pasi kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi dakortësimin me pjesën më të madhe të artistëve, Këshilli i Ministrave vendosi t’i kalojë Parlamentit projektligjin përkatës që i hap rrugë shembjes së ambjenteve ekzistuese dhe ngritjen e një teatri të ri.

“Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit, theksohet në vendimin e Qeverisë”, theksohet në Projektligjin e miratuar ditën e djeshme.

Më poshtë mund të lexoni të gjitha detajet e dokumentit:

* Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit.

Projektligji siguron transparencën e plotë të negociimit dhe garancinë ligjore të autoritetit më të lartë ligjor të shtetit.