HomeAktualitetBlog

Këshilltarët “mizerabël” të Lulit, që pritën fitoren meqë kundërshtari po konsumonte shumë mandate

Këshilltarët “mizerabël” të Lulit, që pritën fitoren meqë kundërshtari po konsumonte shumë mandate

Për të gjithe ata, që habiten se si PS mundi të marre mandatin e trete dhe fajësojnë shqiptaret për këtë, është mirë të themi dhe të pranojmë dy të vërteta të thjeshta:

1. Në botë nuk ekziston asnjë strategji politike që pret fitoren ti bjerë në prehër, me arsyetimin se kundershtari po konsumon shumë mandate.

Siç thoshte Majkëll Xhordan:” po punove fort ia del, ska rrugë të shkurtëra në jete”.

Majkëll Xhordan ishte lider,

Ai fitonte, nuk priste që koshat t’ia bënte kundërshtari.

2. Strategjinë e gabuar politike PD e zgjodhi kur kishte përballe një kryeministër që treshin politik e kishte për zemër.
Edi Rama e mbajti lehtësisht Bashkinë e Tiranës për tre mandate ( mezi ia hoqi Arben Ristani).

Se përse do ta trembë treshi kryeministror, vetëm ” këshiltarët mizerabël” të Lulit mund ta dinë!?

* Fatos Hoxha, Ish deputet i PD-së