HomeBlog

Këta të dh**sin dhe vdekjen…

Këta të dh**sin dhe vdekjen…

Nga Agim Cani

Vdekja eshte domosdoshmeri. Edhe 1000 vite te jetosh nje dite do vdesesh. Eshte kohe e gjate ekzistenca e njeriut , homosapiens 300 mije vite por , prap duke e krahasuar me kohen pa fillim dhe pa fund , eshte shume shume e vogel.

Çdo krahasim relativ eshte i pa vlere ne raport me absoluten. Dikur na dukej vdekja e jashtezakonshme.

Rritur ne qytete te vogla, njohja me shume njerez, lidhjet farefisnore dhe te gjakut e benin ngjarje me gjurme vdekjen. Tani njohim vdekje shume.

Media , por kohet e fundit fcb-uku e ka bere vdekjen te pranishme per dite. Vdesin dhe njerez me vepra me kontribute personalitetet dhe normal qe ke cfare thua per ta.

Po kur vdes nje njeri i zakonshem qe ka thene mirmengjes kur ka dale dielli dhe naten e mire ne darke cfare mund te thuash per te…?…

Heshtje…qe quhet dhimbje per nje jete te ikur…Perndryshe e ben vdekjen qesharake…
Po na vdesin per dite poet qe askush nuk u blen nje liber dhe qe kur shkruajne poezi ketu ne fcb-uk te mer te qaret per mediokritetin e tyre.

Dikur kishte poet qe lexoheshin. Tani kemi popull poet qe nuk lexon. Nje foto…bashke me te vdekurin.

Ai ka qene shume i madh!
Dhe ti je i tille se kot nuk thuhet me thuaj me ke rrin te te them kush je…

Bile aq zemergjere eshte ai qe ka vdekur sa kur je takuar me te ( ka nje foto si deshmi ) , te ka paguar dreken dhe benzinen qe ke ardhur.

Horror jane foto ne shtratin e vdekjes. Ose njerez pothuaj te skeletuar ne prag te vdekjes qe jane te dashurit e tu dhe ti ben statuse me ta ne fcb-uk.

Vdekja eshte shenjteri qe nuk duhet prekur. Bile Jesu Christi u be i shenjte nepermjet vdekjes.
Mos e kishin kryqezuar do kishte mbetur njeri i zakonshem i Bethlehemit. Mqs per dite e me shume po analfabetizohemi e fshatarosemi edhe vdekja po mer keto ngjyra deri tek perdhosja e percudnimi rasti i Gezim Krujes ne Shkoder.

Tani nje histori e vertete.
Vdiq nje burre i urte ne fshat. I urte sa kishte jave qe nuk fliste fare.
Duhej thene nje fjale ne varrim. Mendohu…mendohu…po he çte themi.

U kujtua njeri e tha. Kur ka qene ne klase te gjashte ka mare nje dhjete ne gjeografi…
Dhe kjo u tha ne varrim.
Ps
Cdo afersi me persona konkrete eshte rastesi…