HomeKuriozitet

Këto janë këshillat se si të eleminoni energjitë negative në dhomën e gjumit

Këto janë këshillat se si të eleminoni energjitë negative në dhomën e gjumit

Siguroni rrjedhje të lirë të energjisë pozitive në dhomën e gjumit. Për të siguruar në shtëpi rrjedhë të lirë të energjisë së mirë dhe për t’u mbrojtur nga negativitetet, këto gjëra duhet t’i nxirrni sa më parë nga dhoma e gjumit.

Ekspertët e Feng shuit theksojnë që pasqyra dhe pikturat përballë dhe mbi krevat krijojnë në shtëpi konflikte dhe negativitete ndërmjet partnerëve.

Pikturat varni nga ana e majtë dhe e djathtë e krevatit, mirëpo shmangni ato në të cilat janë pikturuar uji apo anijet.

Sipas këshillave Feng shui në pikturat e dhomës së gjumit gjithmonë duhet të jenë kafshë apo njerëz çift, ndërsa për dashuri të lumtur zbukuroni dhomën me orkide.