HomeAktualitet

Kinostudio “Babolet” thuri skenarin, gjejnë viktimën: Ish deputeti plak i “asfiksuar” nga gazi dje, sot rëndë në spital

Kinostudio “Babolet” thuri skenarin, gjejnë viktimën: Ish deputeti plak i “asfiksuar” nga gazi dje, sot rëndë në spital

Me kriza të rënda aspiratore është shtruar me urgjencë ish deputeti i Partisë Demokratike Anton Frrokaj. Raportohet, se krizat i kanë ardhur si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur dje nga policia në protestën e opozitës para Parlamentit.

Pas incidenteve e akteve të dhunës policia hodhi dje gjatë protestës për të shpërndarë turmën e protestuesve gaz lotsjellës. Liderët e opozitës kanë deklaruar se do i kryejnë jashtë vendit analizat e gjakut duke pretenduar se nuk bëhet fjalë thjesht për gaz lotsjellës, por për lëndë helmuese.