HomeDiaspora

Kishte foshnjën në prehër kur u vra, policia amerikane ofron shpërblim për “kokën” e personit që ekzekutoi 27-vjeçaren shqiptare, njihet me nofkën “Bambi”

Kishte foshnjën në prehër kur u vra, policia amerikane ofron shpërblim për “kokën” e  personit që ekzekutoi 27-vjeçaren shqiptare, njihet me nofkën “Bambi”

Personi që shihni në foto është Benjamin Robert Williams aka Bambi, 38 vjeç, i cili sipas policisë së Floridës akuzohet si vrasësi i 27 vjeçares më origjinë nga Libohova, Joana Peca.

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku i dashuri i saj, i cili njihet me nofkën “Bambi” e qëlloi shqiptaren teksa mbante fëmijën në prehër.

Peca u gjet e vdekur në makinë ndërsa fëmijët nuk kishin pësuar asnjë dëm. Fëmija i saj i madh ishte në sediljet e pasme gjatë ekzekutimit, thanë autoritetet.

Williams, i cili po përjetonte një lidhje dashurie me Pecën në momentin kur ndodhi krimi, është i lidhur me “disa” hetime për vrasje, raportoi Times. Një çmim me vlerë 5 mijë dollar është ofruar nga policia për informacionin që mund të sjellë arrestimin e Williams, i cili përshkruhet si i rrezikshëm dhe i armatosur.