HomeAktualitetDebat

“Kjo është shumë e rëndë”! Avokati i familjes non grata “Salbino” tregon se çfarë e pret Lulzim Bashën nga hetuesit belgë

“Kjo është shumë e rëndë”! Avokati i familjes non grata “Salbino” tregon se çfarë e pret Lulzim Bashën nga hetuesit belgë

Avokati i familjes Salbino dhe i Fazlliçit Genc Gjokutaj ka zbuluar një detaj të rëndësishëm në lidhje me hetimet e belgëve për çështjen e Toyota Yaris në drejtim të Lulzim Bashës.

Sipas avokatit, ‘sot Lulzim Bashës i është komunikuar zyrtarisht e drejta e tij që herës tjetër të marri avokat sepse ata kanë punë me të’.

“Sot Lulzim Bashës i është komunikuar zyrtarisht e drejta e tij që herës tjetër të marri avokat sepse ata kanë punë me të dhe kjo është shumë e rëndë sepse në kohën që ka ndodhur kjo ky person ishte kryetar i opozitës dhe priste të merrte çelësat e pushtetit.

Ky person kur arrin para autoritete belge të bëjë një gjë të tillë llogarit se ç’mund të bëjë ky në zyrën e kryeministrit”, tha ai i ftuar në një studio televizive.