HomeAktualitetDebat

Kjo hapësirë publike e ’21 Dhjetorit’ nuk është më “Tokë e xanun”! Rama: Tetë grupe arkitektësh të shpërndarë në territor

Kjo hapësirë publike e ’21 Dhjetorit’ nuk është më “Tokë e xanun”! Rama: Tetë grupe arkitektësh të shpërndarë në territor

Kryeministri Edi Rama vijon me reagimet e tij lidhur me lirimin e hapësirave publike.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndan pamjet nga një hapësirë në zonën e ’21 Dhjetorit’, për të cilën thotë se nuk është më ‘tokë e xanun’.

Rama shton 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar ‘plagët’ urbane.

“Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të huaj që punojnë edhe me Shqipërinë, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”, shkruan Rama.

Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”, por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të mirënjohur ndërkombëtarë që punojnë edhe në Shqipëri, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre??✋