HomeAktualitet

Kjo nuk kishte ndodhur që në vitet ’97-’98

Kjo nuk kishte ndodhur që në vitet ’97-’98

Lulzim Basha e ka refuzuar thirrjen e SHBA për të ndalur aktet e dhunës ndërsa e ka orientuar turmën drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë ku eshte sulmuar ky institucion.

Ajo qe eshte e rende eshte fakti qe PD LSi kane patur guximin te shkojne te sulmojne edhe policine, qe nuk kishte ndodhur qe ne 1997-1998.

Ndërkohë që Uashingtoni ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale.

Ambasada Amerikane u bën apel drejtuesve të opozitës, që të ndalojnë aktet e dhunës. Sipas SHBA, kjo nuk shkon paralel me atë çfarë deklaron opozita: Demokracinë.

“Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme.

Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.

Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë.

Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi.

Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje” – thuhet në deklaratë.