HomeAktualitetKryesore

Klevis Balliu pritet të kthehet në b.urg, prokuroria kërkon a.rrestimin e tij. I trembur sulmon drejtësinë: Gjyq politik!

Klevis Balliu pritet të kthehet në b.urg, prokuroria kërkon a.rrestimin e tij. I trembur sulmon drejtësinë: Gjyq politik!

Në seancën e sotme, Prokuroria kërkoi rikthimin e masës “a.rrest me b.urg” për ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu.

Në një dalje për mediat, para nisjes së seancës në Gjykatën e Apelit, pasi prokuroria ka kërkuar serish b.urg për ish-deputetin e opozitës, i cili u përplas me policinë duke refuzuar a.rrestimin e disa banorëve të Unazës se Re, u shpreh se:

“Ne jemi gati, kudo qe te na thërrasin, nuk do te ketë asnjë moment që opozita të ndalet për kauzën më të drejtë, liria e fjalës, e votës dhe e drejta për të jetuar të lirë.

Rama te largohet, jo pse duam ne, por se kemi fakte ku ai ka qenë arkitekti i qindra vjedhjeve për të vjedhur shtetin”- ka thënë ai.

Ndër të tjera shtoi se gjyqi i tij është politik:

“Seanca ndaj meje u shty. Qytetarët nëpër b.urgje, banditët të lirë. Kemi çuar prova për d.hunën ndaj banorëve.

Nuk kemi marrë përgjigje për provat që kemi dhënë.”, përfundoi ish deputeti që rrezikon b.urgun./Ekskluzive.al