HomeSport

Klodiana Shala “mashtronte” të atin… Ai: “Goca ime nuk del me kilota”

Klodiana Shala “mashtronte” të atin… Ai: “Goca ime nuk del me kilota”

Atletja e njohur, sportistja shqiptare Klodiana Shala e nisi karrierën e saj që prej vitit 1994 dhe ia doli të korrte sukses ndonëse përballej me paragjykime.

E ftuar në emisionin “Late Night Show” në Ora News, ajo rrëfeu si i fshihej të atit për t’u stërvitur pasi ai nuk donte që e bija të bëhej atlete.

“Paragjykimin kryesor e kam pasur nga babai im. Kur e kam filluar sportin në 1994, 3 muaj me mamin bëja sikur shkoja tek tezja, por shkoja në stadium se babi thoshte: Goca ime s’do bëhet atlete se do dali me kilota në sy të njerëzve.

Babi im ka qenë ai i pari. Kur i doli emri aty në gazetë, Klodiana Bashkim, tha: Goca ime kjo”, tha Klodiana Shala.