HomeDebat

Kodheli merr nga Macron titullin “Legjionare e Nderit Francez”, Manja e Felaj: Një kolege që na nderon të gjithëve, jemi krenarë

Kodheli merr nga Macron titullin “Legjionare e Nderit Francez”, Manja e Felaj: Një kolege që na nderon të gjithëve, jemi krenarë

Ish Ministrja e Mbrojtjes, njëherësh kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe kryetare e delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli është nderuar nga presidenti francez Macron me titullin “Legjionare e Nderit Francez”.

Një titull i lartë që jepet nga presidenti francez për figura e shquara dhe kontribute të vyera për ecurinë e përbashkët të familjes europiane, me të cilin është nderuar Kodheli.

Franca di se kë nderon ….! Me Legjionaren e Nderit Francez, kolegen tonë Mimi Kodheli!

Nderi që Presidenti Francez i bëri Mimit na bën krenar edhe ne që e kemi kolege dhe shoqe shumë të mirë. Urime Mimit për titullin e merituar që mori sot!”, ka komentuar kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja në rrjetin social.

Ndërkohë që kryetarja e komisionit parlamentar të Sigurisë Ermonela Felaj është shprehur: “një kolege që na nderon të gjithëve me titullin e Legjionares së Nderit të akorduar nga Presidenti francez!”