HomeMetro

“Kohë që s’kthehet më”, Aurela kujton Dr. Florin, ja fotoja që përloti fansat

“Kohë që s’kthehet më”, Aurela kujton Dr. Florin, ja fotoja që përloti fansat

Këngëtarja e njohur Aurela Gace nuk lë rast pa kujtuar mikun dhe bashkëpunëtorin e saj Dr.Flori.

Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto nga një prej finaleve të ‘Netëve të klipit’. Në këtë foto Aurela dhe i ndjeri Dr.Flori shfaqen me trofe nga ky kompeticion për këngën “Tranzit”. “Kohë që s’kthehet më”,-shkruan Aurela krahas fotos.

Dr.Flori u largua nga jeta në vitin 2014 si pasojë e një overdoze. Ai ka qenë një nga kantautorët më të pëlqyer në vend.