HomeSport

Kolumbia shkatërron Poloninë, ka ende shpresë për kolumbianët

Kolumbia shkatërron Poloninë, ka ende shpresë për kolumbianët

Kolumbia “shpartallon” Poloninë me rezultatin 3-0 duke u treguar të gjithëve se humbja me Japoninë ishte thjesht një moment i keq dhe takim i pafat. Kolumbianët e dominuan krejtësisht ndeshjen duke mos i dhënë aspak mundësi polakëve që zhgënjejnë krejtësisht në këtë botëror.

 Ndeshja – Pjesa e parë ndërmjet Kolumbisë dhe Polonisë u mbyll me fitoren e amerikano-jugorëve me rezultatin 0-1. Ekipi kolumbian arriti të mbyllte 45-minutat e para në avantazhin minimal, pasi arritën të shënonin një gol të bukur me Minën në minutën e 40′.  Aksion i bukur i kolumbianëve nga krahu i djathtë. James gatuan një kros të bukur në zonë, aty ku Mina fiton duelin me mbrojtësit dhe portierin Szczesny.

Kolumbia shkatërron Poloninë në pjesën e dytë duke shënuar dy gola në harkun kohor të 6 minutave.  Në minutën e 69′ është sulmuesi Falcao që nuk fal polakët me një goditje të saktë përballë portierit kundërshtar.  Polakët bien në tapet, ndërsa amerikano-jugorët shfrytëzojnë momentin. Ata “kapitullojnë” europianët pas golit të Cuadrados. Lojtari i Juventusit shënon golin e tij të parë në botëror dhe të 3-in për Kolumbinë. Me këtë fitore, ekipi kolumbian mbetet në lojë, pasi do të ndeshet me Senegalin në ndeshjen e fundit. Polonia i jep lamtumirën Botërorit, pasi është humbja e dytë në dy ndeshje.

Poloni – Kolumbi           0-3
Shënues
: Mina 40’, Falcao 69’, Cuadrado 75′

Polonia: Szczesny, Pazdan, Bednarek, Goralski, Lewandowski, Krychowiak, Rybus, Berezynski, Zielinski, Piszczek, Kownacki.
Kolumbi: Ospina, Arias, Barrios, Aguilar, Falcao, James, Cuadrado, Mina, Mojica, Quintero, Sanchez.