HomeSport

Kombëtarja e femrave U-19 fiton kundër Malit të Zi

Kombëtarja e femrave U-19 fiton kundër Malit të Zi

Kombëtarja shqiptare e futbollit të vajzave U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka fituar me rezultatin 2-0 në ndeshjen miqësore që ka zhvilluar sot ora 12:00 në Tuz të Malit të Zi, kundër ekipit malazez. Golat u shënuan nga sulmuesja Mesuare Begallo.

Përfaqësuesja jonë është grumbulluar prej datës 23 shtator në qytetin e Shkodrës, ku po përgatitet për turneun zyrtar që do të zhvillohet në Holandë, i vlefshëm për parakualifikueset e Europianit U-19 të femrave.

Shqipëria bën pjesë në grupin e 10-të së bashku me Holandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Femrat U-19 do të zhvillojnë këto përballje:

3 tetor ora 19:00 Holandë-Shqipëri
6 tetor ora 12:00 Poloni-Shqipëri
9 tetor ora 19:00 Shqipëri-Bjellorusi