HomeAktualitetDiaspora

“Komisarja” e Kurtit, Dejona Mihali po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për dy raste korrupsioni

“Komisarja” e Kurtit, Dejona Mihali po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për dy raste korrupsioni

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali po intervistohet.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se Dejona Mihali është paraqitur sot me ftesë të kësaj prokurorie.

Po ashtu u tha se Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo Prokurori i ka në hetim.

“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”,thuhet në njoftim.

Ndryshe kanë kaluar mbi dy orë që nga momenti kur ajo është parë duke hyrë në objektin e kësaj prokurorie.

Duhet theksuar se sipas informative të deritanishme Dejona Mihali dyshohet se ishte e informuar në lidhje me disa tenderë në kuadër të KEK-ut, e për të cilat i dyshuar kyç është ish-shefi i KEK-ut,Nagip Krasniqi.