Komisionerja për zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos, ka dhënë një intervistë ditën e sotme për “Politico”, ku në thelb ka qenë integrimi i vendeve kandidate në BE.
Kos gjatë intervistës u pyet nga gazetari i “Politico” në lidhje me situatën e tanishme në Shqipëri, sa i përket sistemit të drejtësisë, teksa ai e pyeti se si po e “përballon” kryeministri, duke marrë si shembull edhe rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila aktualisht është nënhetim nga SPAK.
Marta Kos, u shpreh se “Shqipëria ka bërë një punë ekselente”, duke shtuar më tej se BE është duke monitoruar rastin e Ballukut, si edhe punën dhe hetimet e SPAK për këtë rast, për të cilin tha se është “duke bërë një punë shumë të mirë”.
Më tej komisionerja u ndal dhe theksoi faktin se korrupsioni dhe antikorrupsioni janë tipike për të gjitha vendet kandidate për në BE, duke u shprehur se: “ti mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin, nëse korrupsioni është i pranuar në vend, atëhere ke një problem tjetër. Kështu që të gjitha ato vende janë duke kaluar përmes këtij procesi të ndryshimit të mendësisë ndaj korrupsionit dhe kjo do pak kohë.”
Pas këtyre deklarimeve ka dal fallxhorja e PD Gazment Bardhi duke reaguar ashpër ndaj intervistës Së komisioneres për Zgjerim.
Sipas tij, BE duhet të distancohet nga qendrimet e saj për shqiptarët.
REAGIMI
I pabesueshëm qëndrimi i Komisioneres së Zgjerimit znj. Marta Kos, që është shpërndarë në median shqiptare në vijim të një interviste të saj në Politico, që bën bashkëpërgjegjës për korrupsionin e Edi Ramës shoqërinë shqiptare.
Shoqëria shqiptare nuk e pranon korrupsionin, shqiptarët nuk janë të korruptuar.
Përgjegjësia për korrupsionin dhe pranimin e mbrojtjen e tij është vetëm personale e Edi Ramës. Korrupsionin e Belinda Ballukut nuk e kanë pranuar shqiptarët, por e ka mbrojtur Edi Rama me deputetët – kartona në Kuvendin e Shqipërisë.
SPAK nuk po e pengon shoqëria shqiptare të luftojë korrupsionin, por po e pengon Edi Rama që po ndërhynë në hetimet e një çështje konkrete.
Ju nuk keni asnjë të drejtë të fyeni shoqërinë shqiptare, që është populli më proeuropian në botë.
Ne e përbuzim përgjithësimin dhe vlerësimin tuaj për shoqërinë shqiptare, dhe kërkojmë me këmbëngulje distancimin e institucioneve europiane mbi përgjithësime të tilla të papërshtashme për shqiptarët.

