HomeAktualitetKryesore

Komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e Metës për kreun e KLSH, reagon Spartak Ngjela : Të shohim…shenjat janë që po tenton t’i bashkojë..

Komisioni i Ekonomisë miratoi propozimin e Metës për kreun e KLSH, reagon Spartak Ngjela : Të shohim…shenjat janë që po tenton t’i bashkojë..

Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të zgjedhur si kryetar të KLSH Arben Shehun.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar avokati Spartak Ngjela, i cili shprehet se ‘krimi i organizuar, me anë të Metës, kërkon të marrë Kontrollin e Lartë të Shtetit’. Më tej Ngjela ngre dyshimet për një bashkim mes kryeministrit Edi Rama dhe Ilir Metës ku shkruan: A thua që ky krim po bashkon Metën me Ramën?

Postimi i Spartak Ngjelës

Krimi i organizuar, me anë të Metës, kërkon të marrë Kontrollin e Lartë të Shtetit.

A thua që ky krim po bashkon Metën me Ramën?

Të shohim…shenjat janë që po tenton t’i bashkojë, dhe në mbrojtje të pronave që këta, bashkërisht, i kanë grabitur Shtetit Shqiptar në 25 vjet.