HomeAktualitetDebat

Konferenca e fundvitit/ Rama Live për ekonominë: Rritja në 4.5%, më e larta që nga 2011

Konferenca e fundvitit/ Rama Live për ekonominë: Rritja në 4.5%, më e larta që nga 2011

Kryeministri Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, e cila është edhe e fundit e këtij viti. Kryeministri ka bërë një përmbledhje të asaj cka ka karakterizuar qeverisjen e vitit që po lëmë pas.

Që në fillim të fjalës së tij, kryeministri Rama tha se lajmi i mirë është rritja e ekonomisë dhe konsumit.

Ai deklaroi se rritja ekonomike e tremujorit te tretë ishte 4.5%, shifër kjo më e larta qe nga 2011.

Ai u shpreh se konsumi i popullatës u rrit me 4% nërsa tha se ekonomia ka qenë më konkurruesja në pesë vitet e fundit.

Rama bëri publike shifrat e punësimit që vijnë nga Zyrat e Punës. Ai iu referuar regjistrave të ISSH dhe kontributeve të derdhura.