HomeAktualitetDebat

Konfiskohen pasuritë e deputetit të Saliut, Kasem Mahmutaj: A po i vjen radha Berishës?!

Konfiskohen pasuritë e deputetit të Saliut, Kasem Mahmutaj: A po i vjen radha Berishës?!

2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të deputetit të Partisë Demokratike në Berat, Kasem Mahmutaj, janë konfiskuar nga Gjykata e Posaçme, pas hetimit pasuror të referuar nga OFL, fillimisht për vëllain e tij Gazmend Mahmutaj.

Ky i fundit është një personazh i njohur për policinë dhe i dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000.

Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të konfiskoheshin.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.