HomeAktualitetDebat

Konflikti i banorëve tek “Petro Nini”, reagon Rama: Pamjet e trishtueshme, por kazani i përzieu gjërat pa lidhje

Konflikti i banorëve tek “Petro Nini”, reagon Rama: Pamjet e trishtueshme, por kazani i përzieu gjërat pa lidhje

Përmes një statusi në Twitter, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, për konfliktin e zhvilluar ditën e sotme në zonën e Petro Ninit mes një grupi banorësh dhe përmbaruesve, që po ekzekutonin vendimin e gjykatës, për konfliktin e një prone.

Situata e cila përzhkallëzoi në d.hunë, lindi për një konflikt si pasojë e një vendimi gjykate, që banorët e penalizuar e kanë cilësuar si të padrejtë dhe kanë akuzuar gjyqtarët si të korruptuar, pasi një pjesë e tyre nuk e kanë kaluar vettingun.

Për këtë konflikt është shprehur dhe Kryeministri Rama i cili thotë se:

“Të trishtueshme pamjet nga rruga e shtëpisë ku kërkohet ekzekutimi i një vendimi gjyqi të formës së prerë.

Por e trishtueshme edhe se si Kazani i përzien gjërat pa lidhje!

Qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave dhe policia e ka detyrim ligjor t’i përgjigjet Përmbarimit.”, shkruan Rama.