HomeAktualitetKryesore

“Kopje në provimin e letërsisë”, reagon Nikolla: Filluan “babalen” e radhës, e thjeshtë të provoni të vërtetën

“Kopje në provimin e letërsisë”, reagon Nikolla: Filluan “babalen” e radhës, e thjeshtë të provoni të vërtetën

Pas akuzave të deputetit demokrat Luçiano Boçi, i cili më herët ka publikuar disa foto për të denoncuar mënyrën skandaloze, sipas tij, se si u menaxhua provimi i letërsisë së Maturës Shtetërore, reagoi edhe ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në një reagim në Facebook, ajo shkruan: E keqardhur që opozita nuk ndalet as para emocioneve të maturantëve e prindërve të tyre, qëllimshëm për të krijuar amulli dhe zemëratë nga hiçi.

34811932_2057038044569486_3776279209651994624_n

“Qëllimi i tij nuk është as testimi e as maturantët, por dëshira që përmes të pavërtetave të marrë ndonjë buzëqeshje politike. Sigurisht, jo nga maturantët. Ata e dinë fare mirë se dy fotot e publikuara si dhe tezat në to nuk kanë asnjë lidhje me Maturën Shtetërore 2018”, shkruan më tej Nikolla.

35065592_2057038067902817_8220375342196457472_n

Postimi i plote:

E keqardhur që opozita nuk ndalet as para emocioneve të maturantëve e prindërve të tyre, qëllimshëm për të krijuar amulli dhe zemëratë nga hiçi.

Filluan “babalen”e radhës duke publikuar në rrjete sociale pas orarit zyrtar të testimit faqe nga testi i Gjuhë- Letërsisë, duke nënvizuar se kjo tezë ka qarkulluar prej orësh.

Thua deputeti Boci nuk e di se kur fillon e mbaron zyrtarisht testimi? A mos vallë mendoi për maturantët? Po pse nuk bën denoncimin se si përfundoi tek ai teza nëse është i interesuar që gjëra të tilla të mos ndodhin?

Përgjigjen e dha sot dhe nuk më zhgënjeu. Qëllimi i tij nuk është as testimi e as maturantët, por dëshira që përmes të pavërtetave të marrë ndonjë buzëqeshje politike. Sigurisht, jo nga maturantët. Ata e dinë fare mirë se dy fotot e publikuara si dhe tezat në to nuk kanë asnjë lidhje me Maturën Shtetërore 2018.

Të dashur prindër,

E keni fare të thjeshtë të provoni të vërtetën e fotove. Vetëm pyesni fëmijët tuaj.

Koha kur kopjo dilte nga zyrat e ministrisë ka 5 vite që ka kaluar.

Provime të maturës ku kufiri i kalimit ndryshonte sipas oreksit politik të ministrit ka 5 vite që është harruar.

E kanë të vështirë ta besojnë. Pune e tyre. E jona punë t’ju shërbejmë fëmijëve të shqiptarëve me seriozitet e përkushtim.

Suksese maturantëve!