HomeAktualitetKryesore

Koronavirusi edhe në Gjykatën Penale të Tiranës, sekretarja del pozitiv/ testeve po ju nënshtrohen edhe zyrtarë të tjerë.

Koronavirusi edhe në Gjykatën Penale të Tiranës, sekretarja del pozitiv/ testeve po ju nënshtrohen edhe zyrtarë të tjerë.

Koronavirusi mbërrin në Gjykatën Penale të Tiranës, ku një nga sekretaret që punon pranë këtij institucioni ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Sekretarja është karantinuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që testeve po ju nënshtrohen edhe zyrtarë të tjerë.

Aktualisht po kryhet gjurmimi i rastit në fjalë, për të zbuluar origjinën dhe deri ku është përhapur kotonavirusi.

Ndërkohë pritet dezinfektimi i ambienteve të gjykatës, me synim frenimin e përhapjes së virusit.

Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve Tiranë 366; Durrës 150; Shkodër 133; Vlorë 54; Fier 37; Korçë 18; Lezhë 14; Elbasan 10; Kukës 8; Gjirokastër 1 dhe Berat 1.