HomeAktualitetKronike

Koronavirusi/ Në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 117 raste të reja

Koronavirusi/ Në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 117 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Ministria e Shëndetësisë dha lajmin e keq ta ndarjes nga jeta si pasojë e koronavirusit të 2 qytetarëve.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, njoftoi ministria.

Sipas MSH, në Infektiv, aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.